Justin Bieber rrëfehet për betejen me varësinë nga droga
Justin Bieber ka reflektuar së fundmi mbi betejën me varësinë nga droga.
Mail Online zbuloi se këngëtari 30-vjeçar i bëri rrëfimet në intervistën e tij në serialin dokumentar, “Justin Bieber: Seasons”, ku tregoi për kohën kur vendosi të pastrohej.
Sipas Bieber, ai ndiente sikur po vdiste.
“Ekipi im i sigurisë vinte në dhomën time natën për të kontrolluar pulsin tim,” tha ai, duke shtuar, “Njerëzit nuk e kuptojnë se sa keq ishte, ishte sinqerisht e tmerrshme.”
Këngëtari tha se abuzimi i tij me substancat doli aq jashtë kontrollit saqë iu desh ta ndryshonte plotësisht jetën e tij për të mbijetuar.
Gruaja e tij Hailey Baldwin Bieber iu bashkua këngëtarit dhe tregoi takimin e tyre dhe vendimin e tij për të lënë drogën.
“Justin dhe unë nuk ishim të përfshirë në jetën e njëri-tjetrit derisa ai mori vendimin të pastrohej dhe u përpoq ta linte drogën vetë”, -tha Hailey.