“Nuk do rrimë duarkryq”/ Ministri izraelit i mbrojtjes: Gjithçka është në tryezë për hakmarrje kundër Iranit
Izraeli po koordinon ngushtë me Shtetet e Bashkuara ndërsa përgatitet për të sulmuar kundër Iranit, por do të marrë vendimet e veta, të pavarura se si të hakmerret, tha për CNN ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant.
Edhe pse SHBA e ka bërë të qartë se kundërshton një sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane, Gallant tha se Izraeli nuk ka përjashtuar asnjë nga opsionet e tij.
“Izraeli ka aftësi për të goditur objektiva afër dhe larg, ne e kemi vërtetuar këtë. Ne do t’i përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme sulmit iranian. Ne nuk do të rrimë duarkryq dhe as komuniteti ndërkombëtar nuk duhet”, tha Gallant.
Gallant është bërë një nga bashkëbiseduesit kryesorë të Izraelit me SHBA-në, duke folur shpesh me Austin dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Ai u takua gjithashtu të dielën me gjeneralin Michael Erik Kurilla, kreun e Komandës Qendrore të SHBA, për të diskutuar kundër hakmarrjes së planifikuar të Izraelit kundër Iranit.
AlbaniaWeb.net