“Nuk po pësojmë gol, kjo ka rëndësi”, trajneri i United “tërbon” tifozët
Manchester United po kalon një sezon negativ, teksa rezultatet negative kanë vendosur në dyshim të ardhmen e trajnerit Ten Hag. “Djajtë e kuq” barazuan sot ndaj Aston Villa-s, në sfidën që u mbyll 0-0. Pas ndeshjes, intervista e teknikut Ten Hag ka shkaktuar reagime të mëdha.
“Skuadra po bëhet më kompakte. Mos harroni se kemi 4 ndeshje këtë sezon pa pësuar gol. Po fitojmë vetëbesim. Duhet më shumë kohë, që skuadra të rritet dhe të marrë formën e duhur”, tha ai pas ndeshjes.
(J.S/)