Sun, Oct 6, 2024

VIDEO/ Muçi sërish titullar dhe protagonist te goli, Besiktas ndalet në transfertën e Gaziantep

  • PublishedOctober 6, 2024

Ernest Muçi ka luajtur sërish si titullar te Beshiktash. Pas një periudhe të keqe, tashmë duket se ka fituar besimin e trajnerit Van Bronkhorst.

Lojtari i Kombëtares shqiptare ishte protagonist te penalltia e fituar nga Beshiktash. Pikërisht Muçi hodhi topin në zonë në aksionin ku u fitua më pas penalltia që u përkthye në gol.

Beshiktash gjithsesi u ndal me 1 gol nga Gaziantep në fundin e takimit. 1 me 1 përfundoi gjithçka, teksa tashmë Beshiktash mban vendin e tretë me 5 pikë më pak se Gallatasarai.

(VIDEO)

AlbaniaWeb.net