VIDEO/ Muja lë gjurmë me Samsunspor, sulmuesi shqiptar gjen golin në Turqi
Arbnor Muja, sulmuesi shqiptar i Samsunspor, ishte protagonist me gol në fitoren e skuadrës së tij 1-3 ndaj Adana Demirspor, takim ky i vlefshëm për Superligën e Turqisë. Për Mujën, ky ishte goli i dytë sezonal, në 8 ndeshjet e para të kampionatit.
Gjatë karrierës së tij, lojtari është impenjuar për Trepçën, Dritën dhe së fundmi Antwerp.
Ai, numëron 5 ndeshje me Shqipërinë. 25-vjeçari nuk është grumbulluar nga trajneri i Kombëtares, për ndeshjet e tetorit ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
(J.S/)