Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për Victor Ambros dhe Gary Ruvkun, zbuluan microRNA
Victor Ambros dhe Gary Ruvkun janë fituesit e Nobelit të sivjetshëm në mjekësi, për zbulimin e tyre të mikroARN-së dhe rolin e saj në rregullimin e gjeneve pas transkriptimit.
Çmimi prestigjioz u nda sot në Stokholm. “Zbulimi i tyre novator nxori në dritë një parim krejtësisht të ri të rregullimit të gjeneve që rezultoi të ishte thelbësor për organizmat shumëqelizorë, përfshirë njerëzit,” thuhet në vendimin e jurisë. Çmimi i mjekësisë vitin e kaluar iu dha biokimistes hungarezo-amerikane Katalin Karikó dhe imunologut amerikan Drew Weissman për punën e tyre në teknologjinë e mRNA që qëndronte pas vaksinave COVID-19.
Pjesa tjetër e Çmimeve Nobel 2024, lidhur me avancimet në fizikë, kimi, ekonomi, letërsi dhe drejt paqes, do të shpallen gjatë javës. Laureatët e Nobelit do t`i marrin paskësaj çmimet e tyre në një ceremoni në Suedi në muajin dhjetor.
AlbaniaWeb.net