Mon, Nov 25, 2024

FBI seminar me prokurorët e SPAK, ambasada e SHBA: Qëndrojmë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura

  • PublishedOctober 7, 2024

Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka organizuar një seminar me Prokurorët e SPAK në Peshkopi, për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të Prokurorisë së Posaçme.

Seminari i zhvilluar nga Programet e Ambasadës Amerikane, kishte si qëllim mbështetjen e institucioneve të pavarura të Shqipërisë, në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruhet në llogarinë në Facebook të Ambasadës Amerikane, ndërsa kanë ndarë edhe disa fotot nga takimi.



AlbaniaWeb.net