Protestë pa fjalime, Noka mbledh në zyrë drejtuesit e PD për skenarin. Policia nxjerr në terren 1200 efektivë
Opozita do të mbajë sot një protestë kombëtare, e cila do të nisë në orën 18:00 para kryeministrisë, e më pas do të përhapet në të gjitha rrugët e kryeqytetit, siç ka njoftuar PD.
Opozita ka bërë me dije se ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë nuk do të ketë fjalime as nga politikanët e as nga mbështetës të tyre.
Siç raporton gazetarja e AlbaniaWeb.net Elda Menga, paraditen e sotme Flamur Noka ka mbledhur në zyrë drejtuesit e PD për të diskutuar në lidhje me skenarin që do të ndjekin në këtë tubim, të cilin e kanë cilësuar si një mosbindje civile.
Nga ana tjetër policia ka hartuar prej ditës së djeshme planin e masave, ku janë caktuar edhe akset në kryeqytet që do të bllokohen. Ndërkohë gazetarja e AlbaniaWeb.net Dorjana Bezat bën me dije se ditën e sotme 1200 forca policia “kanë zbritur në terren”, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
Edhe në këtë protestë, lideri i PD Sali Berisha, do të marrë “pjesë” nga shtëpia e tij, ku ndodhet nën masën e arrestit.
AlbaniaWeb.net