Mon, Oct 7, 2024

Zbulohen bashkëprezantueset krah Ardit Gjebreas në “Këngën Magjike”

  • PublishedOctober 7, 2024

Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan të gjithë artistët që do të kualifikohen për natën finale. Ndërkohë që dëgjojmë këngë dhe artistë të rinj, të gjithëve na ngacmon pyetja se cilët do të jenë prezantuesit e edicionit të këtij viti.

Spikerja Matilda Mcini dhe blogerja Selin Bollati janë dy emrat që kompozitori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka konfirmuar gjatë transmetimit të emisionit të së dielës.

Forma se si ai e ka zbuluar për publikun por edhe familjarët e Matildës ishte përmes një videotelefonate, ku djali i saj dukej tepër i emocionuar për këtë projekt të ri të mamasë së tij.

Kënga Magjike 2024 do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në muajin dhjetor, por datat pritet të zbulohen së shpejti.