Sat, Nov 23, 2024

Asllani në dyshim, Inter futet në merkato, shtyn mesfushorin kuqezi drejt Torinos

  • PublishedOctober 8, 2024

Inter-Asllani ishte një “dashuri me shikim të parë”, por gjërat nuk po shkojnë ashtu si palët mendonin. Fakt është që Asllani e dashuron Inter, ekip me të cilin ka qenë tifoz që fëmijë, fakt është gjithashtu që edhe Inter beson tek Asllani, për këtë arsye i rinovuan edhe kontratën deri në 2028, por rendimenti i mesfushorit kuqezi nuk është se kënaq drejtuesit, aq më pak tifozët.

Në vitin e tij të tretë tek Inter, Asllani ka pasur më shumë minuta në dispozicion pasi Inzaghi ka qenë i detyruar të lë pushim Calhanoglu, por thuajse në asnjë moment Asllani nuk është ngritur në nivelin e një titullar, kjo situatë ka bërë që drejtuesit e Inter të mendojnë realisht të shesin Asllanin, ose ta lëshojnë në formë huazimi, pavarësisht se sapo ka rinovuar kontratën.

Asllani
Asllani

Inter po ndjek nga pranë këtë periudhë disa profile që konfirmojnë këtë lajm, largimin e mundshëm të Asllanit. Një prej synimeve të Marotta-s është Giovanni Fabbian, talenti i Bologna-s, lojtar që mund ta marrin për 12 milionë euro në verë.

Dëshira e madhe e stafit drejtues është Samuele Ricci, mesfushori i Torinos që shihet si e ardhmja e mesfushës “azzurre”, së fundmi është ftuar edhe Luciano Spalletti në Kombëtare. Gjithnjë sipas mediave italiane, kartoni i Asllanit mund të përdoret për të arritur te mesfushori i Torinos.

()

AlbaniaWeb.net