Sat, Nov 23, 2024

Donacionet cash, KQZ propozon gjoba për 40 kandidatë të zgjedhjeve të 14 majit

  • PublishedOctober 8, 2024

“I kanë marrë fondet, jo sipas prashikimit ligjor nëpërmjet llogarive bankare, por cash, mbi shumën 50 mijë lekë,” tha Celibashi duke iu referuar kategorisë së kandidatëve. Ai shtoi se një argument  tjetër për gjobat e vendosura lidhej dhe me “pranimin e financimeve nga donatorë që ligji parashikon ndalime”.

Celibashi i propozoi Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve gjoba në vlerën e donacioneve të marra nga këta kandidatë dhe detyrimin për kalimin e këtyre fondeve për llogari të -së.

Në listën e publikuar nga KQZ, 8 prej kandidatëve janë kryebashkiakë të zgjedhur nga Partia Socialiste dhe 32 të tjerë janë kryebashkiakë apo kandidatë të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Mes kryebashkiakëve socialistë propozohet të ndëshkohen me gjobë , , Emirjana Sako, Kreshnik Hajdari, , , dhe Bukurosh Maçi.  Ndërsa nga kampi opozitar, masat administrative janë propozuar për kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, , atë të Mirditës, , kryebashkiakun e Kavajës, si dhe kandidatë të tjerë humbës.

Ndërsa kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është sanksionuar për pranimin e një dhurimi prej 36 mijë lekësh nga një aksioner i një kompanie, e cila kishte fituar më parë fonde publike, gjë që ndalohet nga .

Shumica e kandidatëve të sanksionuar “i kanë dhuruar vetes para cash” mbi shumën e lejuar nga ligji, ndërsa një pjesë kanë pranuar dhurime nga persona të tjerë mbi këtë shumë.

Celibashi po ashtu vendosi të propozojë gjoba për dhjetra parti politike kryesisht për mosrespektim afati në dorëzimin e raporteve financiare në KQZ, ose për paraqitjen e raportit në shkelje të rregullave të formave të standardizuara nga KQZ.

Masa adminsitrative për mosbashkëpunim me KQZ në vlerën 200 000 lekë u propozuan për Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, dhe gjobë në vlerën 100 000 lekë për Partinë Agrare Ambjentaliste, Partinë Republikane dhe Partinë Konservatore.

Sipas projektvendimit, KQZ ka evidentuar mospërputhje me kodin zgjedhor të raporteve financiare të subjekteve politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të majit.

Problematikat lidheshin për mosdorëzim të raporteve financiare nga 11 parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, mosdorëzim i raporteve financiare nga kandidatët e listave shumemërore dhe pranimi i dhurimeve me vlerë më të madhe se 50 mijë lekë jo nëpërmjet llogarisë bankare të deklaruar nga kandidatët për kryetar bashkie, mosbashkëpunim me KQZ duke mos i kthyer përgjigje kërkesave të saj..

Celibashi ka propozuar sanksione dhe për disa televizione lokale (OSHMA) për tejkalimin e minutazhit në reklamat politike apo për mosdorëzim të tarifave në KQZ.

Raporti ka konstatuar tejkalim të 90 minutave të lejuara nga një numër i madh OSHMA-sh, mospërputhje mes vlerave monetare të deklaruara nga partitë dhe kohës televizive të vënë në dispozicion të tyre, etj..

“Ka diferenca për disa parti politike, midis deklarimit të bërë për reklamë politike në raportin financiar dhe minutave të transmetuara, përllogaritur nga KQZ-ja dhe disa OSHMA nuk kanë respektuar detyrimin e kohës së përgjithshme të transmetimit të reklamave politike”- konstatohet në vendimin e KQZ-së.

Sanksionet e propozuara nga Komisioneri Shtetëror do t’i kalojnë për vendimmarrje KAS.

Celibashi po ashtu propozoi gjobë në masën 100 000 lekë për kryebashkiakun më të ri të PS-së në Himarë, Vangjel Tavo, i cili  gjatë fushatës së zgjedhjeve të pjesshme të mbajtura me 4 gusht ka përdorur burime publike gjatë fushatës zgjedhore, shkak për të cilin propozua masë dhe për një drejtor shkolle.

 

 

Kandidatët që pranuan para cash  

  1. Bashkia Belsh, z. Arif Tafani i Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 206 000 lekë;
  2. Bashkia Fier, z. Armando Subashi i Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 138 910 lekë;
  3. Bashkia Durrës, znj. Emirjana Sako e Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 75 859 lekë
  4. Bashkia Kuçovë, z. Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 500 000 lekë;
  5. Bashkia Roskovec, znj. Majlinda Bufi e Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 243 500 lekë;
  6. Bashkia Librazhd, z. Mariglen Disha i Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 125 490;.
  7. Bashkia Mat, z. Agron Malaj i Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 80 000 lekë
  8. Bashkia Peqin, z. Bukurosh Maci i Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 70 000 lekë;
  9. Bashkia Krujë, z. Agron Loka nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 486 000 lekë;
  10. Bashkia Mirditë, z. Albert Mëlyshi nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 300 000 lekë;
  11. Bashkia Sarandë, z. Ardit Cikuli nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 259 958 lekë;
  12. Bashkia Kamëz, z. Arjan Hoxha nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  13. Bashkia Divjakë, z. Aurel Malko nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  14. Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 445 280;
  15. Bashkia Klos, z. Bedri Hoxha nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 156 715 lekë;
  16. Bashkia Kurbin, z. Behar Haxhiu nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 132 456 lekë;
  17. Bashkia Tropojë, z. Besnik Dushaj nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 178 758 lekë;
  18. Bashkia Bulqizë, z. Dëfrim Fiku nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 192 294 lekë;
  19. Bashkia Gjirokastër, z. Dorjan Lani nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  20. Bashkia Përmet, z. Edmond Komino nga “Bashkë Fitojmë”me gjobë në vlerën 198 000 lekë;
  21. Bashkia Devoll, z. Elvis Hajdërlli nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 223 762 lekë;
  22. Bashkia Kolonjë, z. Et’Hem Lumani nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 169 000 lekë;
  23. Bashkia Fier, z. Evdar Kodheli nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 192 000 lekë;
  24. Bashkia Konispol, z. Fatmir Shero nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 172 000 lekë;
  25. Bashkia Kavajë, z. Fisnik Qosja nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 392 220 lekë;
  26. Bashkia Gramsh, z. Hasim Çekrezi nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 107 440 lekë;
  27. Bashkia Fushë Arrëz, z. Hil Curri nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  28. Bashkia Vlorë, z. Hysni Sharra nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 452 311 lekë;
  29. Bashkia Durrës, z. Igli Cara nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 368 135 lekë;
  30. Bashkia Dibër, z. Ismail Uka nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  31. Bashkia Kuçovë, z. Lefter Maliqi nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 170 000 lekë;
  32. Bashkia Elbasan, z. Luçiano Boçi nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  33. Bashkia Has, z. Miftar Dauti nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 95 948 lekë;
  34. Bashkia Lezhë, z. Pashk Gjoni nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 171 000 lekë;
  35. Bashkia Mallakastër, z. Resmi Shanaj nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  36. Bashkia Librazhd, z. Shefki Çota nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 118 000 lekë;
  37. Bashkia Rrogozhinë, z. Shkëlqim Hoxha nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 316 000 lekë;
  38. Bashkia Patos, zj. Sofije Alushaj nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 80 100 lekë;
  39. Bashkia Berat, z. Zija Ismaili nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 105 840 lekë;
  40. Bashkia Pogradec, z. Zini Tollozhina nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 188 000 lekë