Tue, Oct 8, 2024

“Me ça merreni ju, nuk e kuptoj”/ Rama kritikon kryebashkiakët për përdorimin e fondeve, vlerëson Kamzën: Po gabova t’i jap fjalën Rakipit…

  • PublishedOctober 8, 2024

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të martë një takim me kryetarët e bashkive dhe ministrat Arbjan Mazniku, Albana Koçiu dhe Pirro Vëngu.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu kritikat për shfrytëzimin e fondeve nëpër bashki, dhe si shembull ‘model’ mori Kamzën.

“Duhet bërë stërvitje, nuk mundet dot të mbajmë Shqipërinë pa zjarre se është e pamundur por do luftojmë për çdo rrënjë që mund të shpëtohet. Unë i kam kërkuar ministrit të Mbrojtjes të ndërtohet një plan tani që jemi në fazë qetësie, të mos kemi goditje si ajo e Vlorës. Për të filluar me kalendarizim të trajnimeve dhe për të krijuar një sistem komunikimi, që të gjithë të dinë kush bën çfarë. Më ka dërguar një qytetare nga Vlora një komunikim me linjën e hapur. Edhe në këtë aspekt duhet bërë punë. Ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale dhe kemi vendosur fonde nga qeveria, ka bashki këtu që nuk kanë marrë një kokërr leku dhe nuk kanë ngritur akoma shërbimet se nuk e kanë çarë kokën, kjo është në kufijtë e skandalozes.

Shuma që përmendi ministri i Mbrojtjes, e Shëndetësisë për projektet sociale, janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes sonë për të mbështetur, nevojat në bashkitë tuaja janë më të mëdha sesa mund të mbulojmë. Me ça merreni ju, se nuk e kuptoj, po shikoja disa të dhëna dhe është e pakuptushme që fondet sociale, ku qendrori ka një kontribut të rëndësishëm të çdo bashki është qesharak në disa bashki që nuk mundet dot të jetë mbrapa të tjera. 

Pse? Pse? Pse? Për gratë me fëmijët e vetmuara, për fëmijët autikë, për individë të rrezikuar në aspektin social, te kemi fonde dhe mos t’i vëmë në dispozicion. Kamza realizon 100% buxhetin, nëse tani bëj gabimin t’i lej fjalën Rakipit, do thotë dua më shumë. Ishte model i anti-shërbimit social, sot e merr fondin, e vë në dispozicion 100%. E njëjta gjë për Vorën, ka bërë punën e duhur. Pse duhet të kemi bashki të tjera, nuk do ua përmend emrin, kam respekt për drejtuesen e bashkisë, nuk është Durrësi. 3%?”-tha Rama.



AlbaniaWeb.net