“Mosbindja civile” zgjati vetëm 3 orë, Berisha: Ishte vetëm aksioni i parë, kemi 77 mënyra për të asfiksuar narko-shtetin
Një ditë pas protestës në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha ka falënderuar mbështetësit e PD.
“Mbrëmë dhanë leksionin më të mirë se çfarë është opozita. Ata mbrëmë ishin ndërgjegjja e kombit, e njeriut të civilizuar, që kudo në botë ngrihen kundër regjimeve. Dje ngjanin me feniksin, ishin prijësi, Zoti i kryeqytetit dhe Shqipërisë”, tha Berisha.
Ai tha më tej se ky ishte vetëm fillimi i aksionit, ndërsa i bëri një thirrje Edi Ramës.
“Duam qeveri teknike, kemi ngujime para, greva, bllokime permanente rrugësh, 77 mënyra për për të asfiksuar narko-shtetin, do të shkërmoqin nako-shtetin. Nëse mendon se mosbindja nisi në Tiranë dhe do ketë vetë aty, mendohu mirë. Së shpejti në Shkodër, Krujë, Lezhë e kështu me radhë”, tha Berisha.
AlbaniaWeb.net