Tue, Oct 8, 2024

Partizani merr pushimet, ndalesa ndihmon dy lojtarë

  • PublishedOctober 8, 2024

Partizani për momentin po shijon pak ditë pushimi, pas një muaji intensiv me kalendar të ngjeshur dhe stërvitje mjaft intensive. Tashmë që edhe Veselinoviç është njohur më mirë me ekipin, skuadra ka këtë hapësirë relaksi, përpara se të nisin përgatitjet për ndeshjen me Elbasanin.

Duhet thënë se Hadroj, Preka, Ismaili dhe Bintsuka kanë udhëtuar për t’iu bashkuar kombëtareve përkatëse dhe pritet të kthehen pak ditë para sfidës me Elbasanin. Paulo Buxhelaj është emri i vetëm në listën e mjekëve, por situata e tij duket në përmirësim.

Vlonjati ka nisur gradualisht stërvitjet dhe ditën para Bylisit është stërvitur pjesërisht me grupin. Pritet që deri para Elbasanit ai të jetë riaftësuar, megjithëse vështirë të llogaritet edhe për atë sfidë. Kjo pauzë pritet t’i shërbejë shumë Domgjonit për tu njohur me ambientin dhe skuadrën, teksa nga ana tjetër Zguro vijon të jetë i pezulluar dhe mbetet të shihet sesi do të procedohet me të.

AlbaniaWeb.net