Tue, Oct 8, 2024

Përfshihet nga flakët një hangar në fshatin Dardhë të Korçës, zjarri dyshohet i qëllimshëm

  • PublishedOctober 8, 2024

Një zjarr ka përfshirë një hangar në fshatin Dardhë të Korçës mëngjesin e kësaj të marte.

Zjarri ka rënë rreth orës 4 të mëngjesit në një ambient që përdorej për mbajtjen e orendive shtëpiake, të cilat janë djegur totalisht.

Në këtë situatë, rrezikoheshin disa nga banesat pranë vendit ku ra zjarri por  zjarrfikësja arriti ta izolonte në kohë dhe të bënte fikjen totale.

Sipas të dhënave, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, megjithatë policia po heton lidhur me rastin.



AlbaniaWeb.net