Pretendon 3 milionë euro, Sergio Aguero dërgon në gjyq Barcelonën
Sergio Aguero ka dërguar në gjyq Barcelonën. Argjentinasi pretendon se klubi katalanas i ka borxh 36-vjeçarit një shifër që shkon te 3 milionë euro.
Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, Barça nuk ka respektuar një marrëveshje të arritur mes palëve, pas largimit të tij nga futbolli për probleme me zemrën. Spanjollët duhet të paguanin vitin e parë të sigurimit, por pavarësisht pritjes së Agueros, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Në këto kushte, ai nuk ka “qëndruar” duarkryq dhe ka vendosur që të ndjekë rrugën ligjore për këtë çështje, duke ngarkuar avokatë.
Kujtojmë që Aguero ka qenë pjesë e Barcelonës gjatë sezonit 2021-2022. Në 4 ndeshje të luajtura me këtë fanellë, vlen të përmendet një gol i realizuar.
(J.S/)