FOTO/ Rikuperuesi më i mirë, Ylber Ramadani lë pas yjet e Serie A
Në sezonin e tij të dytë në Serie A, Ylber Ramadani po konfirmohet gjithnjë e më shumë lider jo vetëm për ekipin e tij, Lecce, por Ramadani po konkurron edhe me yjet e futbollit italian. Të dhënat e fundit të publikuar nga Lega Serie A kanë zbuluar një statistike shumë domethënëse, Ramadani është rikuperuesi më i mirë në Serie A deri në këtë pikë të sezonit.
Me 60 topa të rikuperuar, Ramadani renditet në vendin e parë, madje me një diferencë të madhe në raport me ndjekësit e tij, dy lojtarët e Napolit, Lobotka me 49 topa dhe Anguissa me 45 topa të rikuperuar.
Pavarësisht kësaj të dhënë, Ramadani nuk ka qenë në formën e tij perfekte në ndeshjet e fundit, si në sfidën kundër Udinese-s, ku një top i kthyer keq prej tij solli më pas edhe golin e fitores për Udinesen.
()