Ish-miss Shqipëria bëhet nënë për herë të parë!
Miss Shqipëria 2019, Klea Bushi është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale.
Klea nuk ka zgjedhur ta komunikojë menjëherë ardhjen në jetë të djalit por një muaj pasi një gjë e tillë ka ndodhur.
‘Më shumë se një muaj kaloi që ti erdhe në këtë botë i vogli im. Nuk mund të përshkruaj ndjenjat që kam për ty. Babi Millosh dhe mami të duan pa fund’, është shprehur ajo.