Tue, Nov 26, 2024

“Jam shumë i zhgënjyer”/ Përse Justin Timberlake u detyrua të shtynte koncertin?

  • PublishedOctober 9, 2024

Justin Timberlake po i thotë ‘mirupafshim’ skenës….kjo do jetë vetëm përkohësisht.

Këngëtari njoftoi se do të shtynte koncertin në Prudential Center në Newark, New York, për shkak të një “dëmtimi”.

“Më vjen shumë keq që shtyj shfaqjen e sonte,” postoi Timberlake në Instagram duke vijuar: Kam një dëmtim që po më pengon të performoj. Jam shumë i zhgënjyer që nuk ju shoh të gjithëve – por po punoj për ta riplanifikuar sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Krijuesi i hitit “Mirrors”, është aktualisht në turneun e tij Forget Tomorrow World.

“Unë premtoj se do t’ju kompensoj dhe do t’ju jap shfaqjen që meritoni,” shtoi Timberlake me një emoji me zemër të plagosur.

Menjëherë pas lajmit, disa fansa komentuan duke i uruar artistit shërim të shpejtë.

“Jam i sigurt se ky nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë. Shërohu”– shkroi një fans, e po ashtu edhe komentet e tjera ishin të këtij lloji.