Sulmuesi i Belgjikës: Italia? Nuk kemi frikë, ky grup ka cilësi
Në prag të ndeshjes ndaj Italisë në Natiosn League, Leandro Trossard, sulmuesi i Belgjikës foli për VTM NEËS, duke theksuar faktin se skuadra nuk ka aspak frikë.
“Megjithatë, ne kemi mjaftueshëm cilësi. Natyrisht të gjithë e dinë që nuk kemi të njëjtën skuadër si në 2018, por ky krahasim duhet të marrë fund. Secili lojtar ka cilësitë e veta. Ne nuk kemi frikë aspak. E di që nga jashtë do të ketë presion mbi mua që të shkëlqej, do përpiqem në maksimum” – tha Trossard.
29-vjeçari ka luajtur 37 ndeshje me “Djallin”. Ai debutoi me përfaqësuesen, me datën 5 shtator 2020.
(J.S/)