Wed, Oct 9, 2024

 ZYRTARE/ Devolli firmos në Kosovë, gati të drejtojë skuadrën e re

  • PublishedOctober 9, 2024

Bledar Devolli firmos në Kosovë. Trajneri i njohur ka nënshkruar ne Lirinë e Prizrenit, me lajmin që është bërë publik në rrjetet sociale.
“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri, Bledar Devolli. Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm.

Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj”, – shkruan Klubi.
Devollia ka udhëhequr skuadra si Kukësi, Kastrioti, Kamza, Bylisi, Turbina, Luzi dhe Dinamo, sakaq në Kosovë mbahet mend për përvojën te Drenica.

 

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net