Thu, Oct 10, 2024

“Beteja” për portën, Nagelsmann duhet të përcaktojë hierarkinë, Lehmann kundërshton zgjedhjet e teknikut gjerman – Balkanweb.com – News24

  • PublishedOctober 10, 2024

Tek Gjermania nuk ka qetësi. Sikur të mos mjaftonin problemet për shkak të dëmtimeve të Ter Stegen, Haverts, Musialës dhe Bauman, ajo që tek “Panzarat” po shkakton polemika të forta është çështja e portës. Pas lamtumirës së portierit Manuel Neuer si dhe dëmtimit të rëndë të portierit të Barcelonës, Ter Stegen diskutimi mbetet se cili do të jetë mbrojtësi ekstrem titullar mes shtyllave për 4 herë kampionët e botës.

Për të sheshuar polemikat, Julian Nagelsmann u përpoq të tregohej diplomat, teksa ka njoftuar se të premten ndaj Bosnjes do të aktivizojë si titullar në portë, Alexander Nübel, ndërsa të hënën ndaj Holandës, Oliver Baumann.

Mirëpo jo të gjithë e kanë mirëpritur këtë zgjedhje, i pari që e ka kundërshtuar zgjedhjen e teknikut Nagelsmann ka qen vetë ish portieri i famshëm gjerman, Jens Lehmann. Sipas tij sa i takon portës, pas dëmtimit të Ter Stegenit nuk duhet të kishte asnjë diskutim se kush duhet të ishte pasuesi i tij në portë. Bëhet fjalë për portierin e Fulhamit, Bernd Leno.

Sipas Lehmann, Berno luan në një kampionat më të fortë siç është Premier League angleze dhe ka shumë më shumë eksperiencë në ndeshjet ndërkombëtare se sa dyshja e thirrur nga Nagelsmann për këto dy sfida, të cilët aktivizohen në Bunesligë, përkatësisht me Stuttgart dhe Hoffenheim.

I takon Nagelsmannit tashmë që ndoshta pas këtyre dy sfidave të përcaktojë hierarkitë, të paktën deri në rikthimin e Ter Stegenit, për një pozicion delikat siç është ai i portierit.

Bild 1 Bild 2 Bild 3

AlbaniaWeb.net