Sun, Nov 24, 2024

Kërkohet të përsëritet suksesi i një viti më parë, kuqezinjtë në Pragë për fitore/ Njihuni me formacionet zyrtare të Rep. Çeke-Shqipëri

  • PublishedOctober 11, 2024

Shqipëria luan ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve në Pragë, aty ku do të përballet me Republikën Çeke, e vlefshme për Grupin B1, në “Epet Arena”.

Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë me tre pikë, pas një fitoreje 1-2 me Ukrainën pikërisht në këtë stadium dhe një disfate me Gjeorgjinë në Tiranë me rezultatin 0-1.

Nga ana tjetër, çekët gjithashtu kanë tre pikë, pas një humbje me Gjeorgjinë dhe një fitore me Ukrainën.

Sylvinho ka zgjedhur që t’i besojë skemës së tij të përhershme 4-3-3, me Strakoshën në portë, ndërsa para tij do të rreshtohen Mitaj, Kumbulla, Ismajli dhe Hysaj. Mesfusha do të përbëhet nga Asllani, Ramadani dhe Laçi, ndërsa Asani dhe Bajrami do të mbështesin Dakun në krye të sulmit, i cili është rikthyer me Kombëtaren pas dënimit që mori nga UEFA.

Drejtësi në këtë takim do të vendosë francezi Benoit Bastien, i ndihmuar nga pesë bashkëkombës të tjerë, 3 në fushë dhe 2 në dhomën e sistemit VAR.

Shqipëria përballë Çekisë njeh 1 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore, kjo e fundit e ardhur pikërisht një vit më parë në “Arenën Kombëtare” me rezultatin 3-0, me futbollistët kuqezinj që do të përpiqen të përsërisin historinë.

Ndeshja do të startojë në orën 20:45, të cilën mund ta ndiqni live në DigitAlb.

FORMACIONET ZYRTARE:



AlbaniaWeb.net