Menduan se u ndanë, prindërit të zhgënjyer teksa panë sërish Biancan me West
Lajmi se Bianca Censori dhe Kanye West ishin ndarë mori dhenë përpara pak ditësh. Mirëpo pa humbur kohë, dyshja u shfaq në publik duke hedhur poshtë kështu të gjitha aludimet rreth lidhjes së tyre dhe dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.
Epo pasi u përhapën thashethemet për divorcin e tyre dhe ata u panë së bashku në Tokio, prindërit u zhgënjyen për këtë.
Sipas burimeve për Daily Mail, prindërit kishin shpresuar se ajo i kishte dhënë fund lidhjes me reperin e njohur.
“Bianca u tha prindërve se është gati të ndahet nga West. Ata nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh dhe janë të bindur se ai po e kontrollon atë”, pohojnë ata.