Sat, Nov 23, 2024

Rikthehet qetësia pas shkuljes së mikrofonëve në Komisionin Hetimor, Plarent Ndreca: Mazhorancës nuk i bëhet presion, opozitën s’e kemi penguar asnjëherë

  • PublishedOctober 11, 2024

Pak ditë pas përplasjes në Komisionin Hetimor Parlamentar për Check-up, ku kryetarja demokrate e komisionit, Albana Vokshi shkuli mikrofonat e deputetëve socialistë, sot kishte më shumë qetësi.

Nënkryetari i këtij komisioni, Plarent Ndreca përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar opozitës për të vazhduar normalisht punimet e komisionit dhe për të respektuar afatet ligjore.

Gjithashtu, Ndreca konfirmoi sërish vullnetin e mazhorancës për të bashkëpunuar në çdo aspekt të punës hetimore me kolegët e opozitës.

“Ne nuk duam të bëjmë komision pa kolegët e opozitës, por me shkulje mikrofonash nuk i bëhet presion mazhorancës dhe punës së Parlamentit. Opozita ka qenë dhe është e ftuar të jetë në mbledhjet e komisionit me qëllim respektimin e afateve, ku nuk e pengon asgjë të marrë pjesë, përveç vendimeve partiake të tyre. Vendime këto që nuk mund ti injektohen punës së komisionit”, tha Ndreca.



AlbaniaWeb.net