Sat, Oct 12, 2024

Boeing drejt kolapsit? Shkurton 17 mijë vende pune: Probleme brenda biznesit!

  • PublishedOctober 12, 2024

Problemet e brendshme po e zhysin në telashe Boeingun: kompania njoftoi së fundi mbylljen e 17.000 vendeve të punës e tha se do ta shtyjë fazën e prodhimit, si mënyra e vetme për t’i bërë ballë krizës.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Kelly Ortberg, tha përmes një e-mail drejtuar stafit se, pozitat e “shefave, menaxherëve dhe punëtorëve”, janë në rrezik. Aty punonjësit janë paralajmëruar për humbjet në fushën e prodhimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, dhe që është shtyrë data e dorëzimit të aeroplanëve të llojit 777X. Njoftimi erdhi në kohën kur Boeing-u përballet me grevë të punëtorëve, si dhe shqetësime në rritje për cilësinë e avionëve të tij. Ortberg sqaroi se kompania do t`i reduktojë me 10 për qind vendet e punës në “muajt në vazhdim”.

“Faza në të cilën është biznesi dhe rimëkëmbja jonë në të ardhmen, na detyron të marrim vendime të vështira”, ishte komenti i tij. Një grevë madhore, e cila me një muaj përmes të cilës rreth 33.000 punëtorë kanë kërkuar paga më të mira, e ka vendosur në vështirësi gjigantin e ajrit. Ndërkohë, agjencia për vlerësime kreditore S&P e ka futur Boeing-un në një grup që sinjalizon se vlera e aeroplanëve mund të zvogëlohet, nëse greva vazhdon.

Kompania është duke u përballur sakaq edhe me kritika, pas një incidenti në janar, kur një aeroplan i llojit 737-Max u detyrua të bëjë ulje emergjente, pak pas nisjes. Edhe pse askush nuk u lëndua, shefi i atëhershëm i kompanisë, Dave Calhoun, e pranoi gabimin e bërë”.



AlbaniaWeb.net