“Dy hapa pas”, Sokol Kushta i shqetësuar: Lojtarët dhe trajneri nuk ndihen fajtorë, vazhdojnë me justifikime
Humbja kundër Republikës Çeke shqetëson jo pak ambientin rreth Kombëtares. Ndryshe nga Sylvinho, i cili nuk e bëri dramë këtë disfatë, Sokol Kushta, legjenda e futbollit shqiptar nuk e ka pritur mirë, mbi të gjitha nuk i ka pëlqyer sjellja e trajnerit dhe e lojtarëve që ndryshe nga se pritej nuk u shfaqën të shqetësuar pas kësaj humbje. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Kushta shtoi se për të kjo humbje na kthen 2 hapa pas:
“Në këtë ndeshje bëmë dy hapa mbrapa, një në lojë, dhe e dyta në mendim pas loje. E para që luajtëm dobët dhe duhet të ri vijnë aty ku e nisem. E dyta që më shqetëson ishte që në intervista lojtarët dhe trajneri nuk ndihen fajtor, por vazhdojnë me justifikime. Sa me shpejtë të rikthejnë ekipin aty ku e meritojnë tifozët kudo që janë”, shkruan Kushta nw postimin e tij.