Plagosje me thikë në Tiranë, përfundon në spital 60-vjeçari/ Policia jep detaje: Ishte konflikt i çastit
Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, në rrugën “4 Dëshmorët”.
Mësohet se shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.
60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
AlbaniaWeb.net