Sat, Oct 12, 2024

Scooter Braun kërkon paqe! Por ja ç’bën Taylor Swift

  • PublishedOctober 12, 2024

Taylor Swift duket se nuk i interesojnë komentet e fundit të Scooter Braun. Pas grindjes së tyre famëkeqe pesë vjet më parë, Scooter më në fund vendosi të kërkojë paqe duke thënë disa gjëra të këndshme për Taylor. Por ajo duket se nuk do t’ia dijë shumë pasi ka vazhduar përpara.

Sipas burimeve të brendshme, Taylor nuk po ndjen nevojën për të pranuar komplimentet e Scooter-it.

“Për pesë vitet e fundit, Taylor ka punuar pa u lodhur për të ribërë albumet e saj, ndërsa krijoi disa albume të reja dhe filloi turneun më të suksesshëm dhe fitimprurës të të gjitha kohërave,” -tha një burim i brendshëm për DailyMail.com.