Dikur e quante një metodë të rrezikshme, Trump u kërkon njerëzve në fushatë të votojnë me postë
Fushata e Donald Trump po bën një përpjekje për të mbrojtur votimin me postë, metodë që ish-presidenti e ka cilësuar për vite me radhë si të rrezikshme dhe mashtruese.
Me më pak se një muaj para një gare të ngushtë, fushata e Trump po u kërkon njerëzve të votojnë herët dhe me postë, ndërsa po punon gjithashtu për të zgjeruar aksesin e votimit në Karolinën e Veriut pas uraganit Helene.
Trump dhe bashkëshortja e djalit të tij Lara Trump, bashkëkryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, kanë inkurajuar votuesit të përfitojnë nga opsionet e votimit të hershëm. Në fillim të këtij viti, Lara Trump pretendoi për mashtrim masiv në zgjedhjet e vitit 2020 për shkak të fletëvotimeve të dërguara me postë.
Në vitin 2020, fushata e Trump ngriti disa padi për të ndaluar shumë nga ndryshimet e bëra nga shtetet për ta bërë më të lehtë votimin me postë. Ndryshimet u vendosën për të reduktuar tubimet e brendshme gjatë kulmit të pandemisë Covid-19.
Karolina e Veriut është një nga shtetet kryesore që mund të vendosë zgjedhjet presidenciale, dhe pjesa perëndimore e shtetit të prekur më shumë nga uragani është një nga territoret më solide për Trump.
AlbaniaWeb.net