Sun, Oct 13, 2024

Humbjet radhazi na vënë në rrezik, tani Shqipëria është e “detyruar” të fitojë në Gjeorgji

  • PublishedOctober 13, 2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit zbret nesër në fushën e lojës në Tbilisi me një ide të qartë në mendje. Asaj i duhet vetëm fitorja.

Çdo rezultat tjetër përballë gjeorgjianëve, u jep këtyre të fundit avantazhin në ndeshjen direkte pas fitores në Tiranë të arritur një muaj më parë. Ndaj për kuqezinjtë, duhet medoemos fitorja që të paktën të ndahen pikët në mënyrë të njëtrajtshme mes dy ekipeve, në një grup ku ekziston mundësia reale që skuadrat të përfundojnë me pikë të barabarta në pozicione të ndryshme.

Shqipëria luan dy ndeshjet e fundit në grup ndaj Çekisë dhe Ukrainës, ndaj sido që të ndahet ndeshja në Tbilisi, shanset e saj për të luftuar për ngjitjen apo të paktën për mbijetesën në Ligën B, do të vazhdojnë të jenë të mira. Por nëse Gjeorgjia merr tre pikët përballë kuqezinjve, vendi i parë do të ishte thuajse matematikisht i pamundur për skuadrën e Silvinjos, që do të duhej të mendonte në duelet e fundit më shumë se si të evitonte vendin e katërt që rrëzon në Ligën C.

Capture
Capture

AlbaniaWeb.net