Sun, Oct 13, 2024

Martohen ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Iliriana dhe Adri

  • PublishedOctober 13, 2024

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Iliriana dhe Adri po martohen mbrëmjen e sotme.

Në rrjet kanë nisur të shpërndahen pamjet nga ceremonia e bukur, e cila ka bërë bashkë edhe figura të njohura. Ndërkohë, dyshja deri në këto momente ende nuk ka bërë ndonjë njoftim, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale për këtë ditë të madhe.

Iconstyle ju sjell me video një moment nga ceremonia e dasmës.

@iconstyle.mediaIsh-banorët e “Big Brother Vip Kosova” po martohen mbrëmjen e sotme😍❤️♬ original sound – ICONSTYLE

Iliriana edhe brenda shtëpisë së BBVK-së u vesh me të bardha, në dasmën e organizuar për të dhe Adrin, nga “Vëllai i Madh”.