Sun, Oct 13, 2024

NATIONS LEAGUE/ UEFA përzgjedh 11 më të mirët, nuk mungojnë “yjet”, por ka edhe surpriza (FOTO)

  • PublishedOctober 13, 2024

Është publikuar ditën e sotme formacioni më i mirë i raundit të sapopërfunduar i Nations League. Në 11-en më të mirë janë përfshirë lojtarë me kombësi të ndryshme, yje të rangut botëror, shokë skuadre, madje ka dhe surpriza.

Gjëja e parë që të bie në sy është përzgjedhja e mbrojtësit çek, Coufal. Ai luajti mjaft mirë ndaj Kombëtares tonë duke dhënë dhe krosin nga ku erdhi goli i dytë i Chory, që vulosi fitoren 2-0 në Pragë.

Madrilenët Luka Modriç dhe Jude Bellingham janë gjithashtu pjesë e këtij formacioni. Mesfushori kroat ishte më i vlerësuari i fitores në Zagreb kundër skocezëve, kurse anglezi edhe pse kontibuoi në ekip muk arriti të shmangte disfatën e “Tre Luanëve” kundër grekëve.

Haaland është “ylli i yjeve” mes 11-të të përcaktuarve nga statistikat. Norvegjezi shtatlartë është kuotuar me noitën 9.5. Ka lojtarë nga kombëtare surprizuese si gardiani Lapoukhov nga Biellorusia apo qendërmbrojtësi Lopes i Gjibraltarit.

Uefa
 
AlbaniaWeb.net