Sun, Oct 13, 2024

Si ndodhi aksidenti i rëndë në Levan-Qarr/ Makina u përplas me dy mjete të tjera dhe mori para bagëtitë, 4 të plagosur

  • PublishedOctober 13, 2024

Një aksident i pazakontë ka ndodhur këtë të diel në në aksin rrugor “Levan-Qarr”.

Sipas policisë, rreth orës 18:40, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.

Sipas informacioneve janë dëmtuar 36 krerë dhen, të cilat kanë qenë duke kaluar rrugën.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



AlbaniaWeb.net