Tue, Nov 26, 2024

“Skifteri” nga Lezha zbret nga Ferrari dhe “darkon” me politikanin anglez Nigel Farage

  • PublishedOctober 13, 2024

I riu shqiptar i dëbuar dy herë dhe rikthyer në Angli mesa duket i pëlqen të jetë në vëmendje të medias në shtetin ishull.

I dënuar dy herë për grabitje shtëpish, Dorian Puka për të disatën herë ishte javën e shkuar përsëri në fokusin e “The Telegraph”, me një video ku ai shfaqet duke i dhënë një makine “Ferrari” me vlerë 300.000 stërlina.

Ky artikull u përdor nga politikani me prirje anti emigrantësh, Nigel Farage, i cili drejton një emision në televizionin GB News. Madje deputeti Farage publikoi një video editorial në rrjetin social X për shqiptarin nga Lezha.

Këtë të dielë ishte radha e Dorian Pukës t’i përgjigjej. Në një fotomontazh, Puka ka vendosur edhe Farage sikur po darkonin bashkë me nënshkrimin “me vëllain tim Farage”, madje duke etiketuar llogarinë e Farage në Instagram.

Duhet parë reagimi i Farage pas këtij fotomontazhi.

Home Office, Ministria e Brendshme britanike tha për “The Telegraph” se Puka nuk mund të dëbohet nga Anglia, pasi azil kërkimi i tij do të shqyrtohet nga një tribunal emigracioni.



AlbaniaWeb.net