Mon, Nov 25, 2024

Kanye i tha gruas së tij se donte të flinte me mamanë e saj, reagon kjo e fundit

  • PublishedOctober 14, 2024

Nëna e Bianca Censorit, Alexandra Censori, ka folur pasi ish-punonjësja e Kanye West pretendoi se reperi donte të kishte diçka me të.

Alexandra i tha Daily Mail se kërkon privatësi e se nuk do të përfshihet në këtë skandal.

Përgjigja e saj vjen pasi ish-asistentja e Ye, Lauren Pisciotta e paditi Kanye-n, duke pretenduar se ai e drogoi atë dhe kreu akt seksual gjatë një seance në festë të bashkë-organizuar nga Diddy.

Pisciotta, e cila punoi me West nga viti 2021 deri në vitin 2022, gjithashtu pretendoi në padi se krijuesi i hiteve i dërgoi asaj një foto të një bisede midis tij dhe gruas së tij Bianca, ku ai i shkroi një mesazh: “Dua të kryej maredhenie me mamanë nënën tënde, para se ajo të largohet.”

Përveç kësaj, Pisciotta gjithashtu ka pretenduar se Ye krijoi një mjedis pune armiqësor dhe e pushoi atë pa të drejtë.

Duke mohuar pretendimet e Pisciotta-s, reperi pretendoi se ajo vazhdoi ta shantazhonte atë.

Në përgjigje të këtyre akuzave të pabaza, Ye do të ngrejë një padi kundër zonjës Pisciotta. Para përfundimit të saj si asistente, Pisciotta vodhi celularin e tij në një përpjekje për të shkatërruar të dhënat që do të kundërshtonin pretendimet e saj, të cilat të gjitha janë ruajtur.”-thotë përfaqësuesi i reperit.

Kanye West dhe Bianca Cesnori u martuan në dhjetor 2022, një muaj pasi ai finalizoi divorcin me Kim Kardashian, me të cilën ka katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.