Mon, Oct 14, 2024

LIVE GJEORGJI-SHQIPËRI/ Duel i balancuar në Tbilisi, mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura

  • PublishedOctober 14, 2024

Shqipëria luan ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve, kësaj radhe përballë Gjeorgjisë në Tbilisi.

Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë pas një humbjeje të merituar kundër Republikës Çeke në Pragë, teksa kësaj radhe do të tentohet fitorja për t’u futur sërish në garë për një vend në krye të Grupit B1 dhe gjithashtu për t’u “hakmarrë” pas asaj humbjeje një muaj më parë në “Arenën Kombëtare”.

Nga ana tjetër, gjeorgjianët janë ata që mbajnë kreun e grupit me 6 pikë, teksa gjithashtu vijnë nga një humbje 1-0 me Ukrainën.

Skema 4-3-3 është zgjedhur sërish nga Sylvinho, teksa në 11-shen titullare janë bërë disa ndryshime. Balliu në vend të Hysajt, Ajeti në vend të Kumbullës dhe Tuci në vend të Dakut, teksa shiritin e kapitenit do ta mbajë Ardian Ismajli.

Drejtësi në këtë sfidë do të vendosë holandezi Danny Makkelie, i ndihmuar nga pesë bashkëkombësit e tij, Hessel Steegstra dhe Jan de Vries në krahë, Allard Lindhout si arbitër i katërt, Rob Dieperink dhe Erwin Blank në dhomën e VAR-it.

Sfidën do të keni mundësi ta ndiqni live në “DigitAlb”.

REZULTATI LIVE:

GJEORGJI 0-0 SHQIPËRI

KOMENTI LIVE:

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Davitashvili provon brenda zonës, me Strakoshën që e ndal topin në duar.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Kvaratskhelia hyn bukur në zonë, por ndërhyrja e Ismajlit i ndërprenë aksionin gjeorgjianit.

44′ Chakvetadze hedh një krosim në zonë, por Davitashvili nuk arrin dot të godasë.

40′ Gjeorgjianët hyjnë në zonë, por Ismajli arrin të largojë në këndore.

26′ Balliu kroson në zonë, por topi ndalet në duart e Mamardashvilit.

14′ Tuci merr një top në zonë nga Asani dhe me të djathtën godet drejt portës, por ndërhyrja e Mamardashvilit i mohon golin.

13′ Mikautadze godet në hyrje të zonin, teksa topi përplaset vetëm në rrjetën e jashtme.

11′ Davitashvili ecën drejt zonës dhe godet me të djathtën, por Strakosha ndërhyn siç duhet për t’i mohuar golin.

9′ Asllani hedh një krosim në zonë dhe Ismajli provon me kokë, por Mamardashvili e kontrollon topin me duar.

5′ Zivzivadze godet pas një krosimi në zonë, por topi shkon mbi kuadratin e portës.

2′ Laçi provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon në duart e Mamardashvilit.

1′ Nis ndeshja në Tbilisi!

FORMACIONET ZYRTARE:

GJEOGRJI: Mamardashvili, Kakabadze, Kashia, Dvali, Lochoshvili, Kiteishvili, Davitashvili, Mikautadze, Chakvetadze, Kvaratskhelia Zivzivadze.

Trajneri: Willy Sagnol

SHQIPËRI: Strakosha, Balliu, Ajeti, Isamjli, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, N. Bajrami, Tuci.

Trajner: Sylvinho



AlbaniaWeb.net