Sun, Nov 24, 2024

Moment i tensionuar në shfaqjen e modës, Nicole Kidman largon aktoren e njohur

  • PublishedOctober 14, 2024

Nicole Kidman dhe Salma Hayek kishin një moment të tensionuar në shfaqjen Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris më 30 shtator.

Një video e cila u shfaq në internet, tregon Nicole duke e shtyrë me dorë aktoren tjetër.

Pasi fotograf kërkoi foto, Hayek tentoi të kapte Kidman. Dhe pikërisht në atë moment aktorja kapi dorën e Hayek dhe e largoi atë. Më pas ajo i dha një puthje Perry-t dhe shkëmbeu disa fjalë me të përpara se të largohej.

Nuk është e qartë se çfarë i thanë njëra-tjetrës, por pasi Kidman u largua, Hayek tha: “Po të lutem. Këshilla.”

Kidman më pas tha: “Nuk të duhet”, të cilës Hayek iu përgjigj: “Unë kam”.

Hayek më pas pozoi për disa foto me Katy Perry-n.

Kidman ishte e veshur me një fustan të zi me jakë të zezë me geta të tejdukshme, stileto dhe syze dielli, ndërsa Hayek kishte veshur një fustan të zi me dekolte të hapur.

Kjo ishte hera e parë që Kidman ishte parë në publik që nga vdekja e nënës së saj në fillim të shtatorit.