Mon, Oct 14, 2024

Suksesi ndaj Gjeorgjisë bën jehonë edhe në Rusi, Rubin Kazan publikon foton e Dakut me Kvara-n

  • PublishedOctober 14, 2024

Shqipëria reagoi pas humbjes ndaj Çekisë, duke mundur 0-1 Gjeorgjinë, skuadër ku aktivizohet ylli i Napoli, Kvaratskhelia.

Pas ndeshjes Mirlind Daku ndërroi fanellën pikërisht me të, ndërsa dhe klubi i Dakut e shpërndau.

Përfaqësuesja e Shqipërisë me Dakun mposhti Gjeorgjinë në transfertë dhe pas ndeshjes, Mirlindi shkëmbeu fanellën me Kvarën”, shkruan klubi rus në rrjetet sociale.

Kështu Rubin Kazan përveç se me Mirlind Daku krenohet dhe me… fanellën e Kvarës.

AlbaniaWeb.net