Mon, Oct 14, 2024

Thyhet një tabu, hera e parë që Kombëtarja e Shqipërisë fiton në Gjeorgji

  • PublishedOctober 14, 2024

Shqipëria mundi 0 me 1 Gjeorgjinë në transfertë. Kjo është dhe hera e parë që kuqezinjtë fitojnë në Tbilisi ku asnjëherë më parë nuk kishin provuar shijen e triumfit.

Goli i Kristjan Asllanit vendosin dhe fitoren në pjesën e dytë. Tashmë Shqipëria është në kuotën e 6 pikëve, po aq sa dhe Gjeorgjia dhe Çekia në grupin 1 të ligës B.

Dy ndeshjet e ardhshme për Ligën e Kombeve do të luhen në nëntor. “Air Albania” do të presë Çekinë dhe Ukrainën.

 

AlbaniaWeb.net