Wed, Oct 16, 2024

FOTO/ “Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë”, tifozët e Kosovës godasin në “Fadil Vokrri”

  • PublishedOctober 15, 2024

Kosova mundi 3-0 Qipron në Nations League, në një sfidë e gjitha për t’u duartrokitur nga të besuarit e Fodas. Përtej asaj që u pa në fushë, në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” nuk mungoi spektakli.

Tifozët dardanë nuk qëndruan duarkryq pas atyre flamujve të kthyer mbrapsht dhe hartës së Kosovës brenda Serbisë, në Çeki, teksa u kundërpërgjigjën në mënyrën e tyre. “Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë” – shkruhet në banderolë. Nuk mund të lihet pa përmendur, në tribunën pas porte është shpalosur harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.Lojtari i 12-të e ka treguar gjithmonë mbështetjen për Shqipërinë dhe vazhdon të bëjë diçka të tillë.

Img 5146
Img 5146
AlbaniaWeb.net