Tue, Oct 15, 2024

Komentet e Luizit, Dea:Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona

  • PublishedOctober 15, 2024

Dea Mishel dhe Luiz Ejlli vijojnë thumbimet ndaj njëri-tjetrit nëpër rrjete sociale (lexo këtu).

Kjo nisi nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 pas lajmit për dënimin një vit me burg të artistit për falsifikim dokumentesh.

E pas reagimit të këngëtarit, ajo bëri një tjetër postim në InstaStory duke shtuar: “Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona”.

Fituesi i Big Brother e kishte interpretuar këtë këngë në një koncert, ku e përfshiu edhe Dean, situatë që bëri shumë bujë. Luizi ka qenë një rival i madh i Deas dhe Olta Gixharit teksa ishin në Big Brother VIP Albania.