Tue, Oct 15, 2024

Temperatura ‘vere’ në mesditë, parashikimi i motit për sot

  • PublishedOctober 15, 2024

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore.

Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të anticiklonit afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore.

Për shkak të masave ajrore jugore edhe temperaturat në orët e mesditës pritet të arrijnë vlera 29 deri në 31 gradë celsius.



AlbaniaWeb.net