Ukraina frenon Çekinë, të gjithë në lojë, nëntori pritet të jetë “zjarr”
E hëna ishte një mbrëmje perfekte për Shqipërinë, jo vetëm për suksesin që arritëm përballë Gjeorgjisë, por dy rivalët e tjerë në grupin B1, Ukraina dhe Çekia ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Dy ekipet zhvilluan një ndeshje të bukur, një futboll të hapur, me raste për shënim, të shtyrë nga dëshira për të dalë me pikë të plota.
Në minutën e 18-të, Çekët kaluan në avantazh me një gol të bukur, ku goditja e fortë e Cerv u ndal në rrjetë. Miqtë gjetën edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.
Me fillimin e pjesës së dytë, Ukraina u rikthye në lojë pasi Dovbyk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Dy ekipet nuk e ulën ritmin për asnjë moment, por nuk ishin të saktë në pasim final.
Pas xhiron se katërt, të katërt ekipet janë ende në lojë. Kryeson Republika Çeke me 7 pikë, e ndjekur nga Gjeorgjia dhe Shqipëria me 6 pikë. Mbyll grupin B1, Ukraina me 4 pikë. Më 16 nëntor, Shqipëria pret në “Air Albania” Republikën Çeke, ndërsa tre ditë më pas mbyllin grupin ku sërish në “Air Albania” presim Ukrainën.
()