Vjedh motorin, por e pëson keq/ Aksidentohet rëndë ndërsa largohej me shpejtësi kur u pikas nga pronari i mjetit
Një aksident i pazakontë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç.
Një person, i cili po drejtonte një motor nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i motorit e kishte vjedhur atë dhe në momentin që është pikasur nga pronari i motorit ka tentuar të largohet duke pësuar aksident.
Ende nuk ndihet gjendja shëndetësore e tij, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë motorin e përplasur në autostradë.
AlbaniaWeb.net