Wed, Oct 16, 2024

Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush artistja shqiptare

  • PublishedOctober 16, 2024

Ditën e sotme, diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, ka ditëlindje.

Ky përvjetor nuk është aspak i zakonshëm për të pasi mbush plot 50 vite jetë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aurela ka shprehur mirënjohjen për bekimet që e rrethojnë nga familja, miqtë dhe dashamirësit e saj.

Postimi i saj:

50 vjeç sot!

Një gjysmë shekulli!

Duket si shumë kur e thua me shekuj, por duket pak kur e thua me vite.

Ndihem plot, plot bekime.

Zemrën plot me dy fëmijë që më ndryshuan gjithë kuptimin e jetës, me familjen që aq shumë e dua, me miq që më janë gjendur në shumë etapa të jetës.

E bekuar me dashurinë e madhe që më keni dhënë e më jepni çdo ditë ju , ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti.

50 vite plot ulje e ngritje …por të mbushura me jetë, me frymë, me dashuri .

Jeta është e shtrenjtë ndaj jam e lumtur që frymoj.

(reflektim që e bëj çdo ditë)