Ëndrra e Van Bommel: Bëj të pamundurën për të firmosur me Milanin
Ruben Van Bommel ëndërron Milanin. Djali i legjendës, Mark Van Bommel, në një intervistë të dhënë, ka shprehur dëshirën e tij për të kaluar nga AZ Alkamaar te kuqezinjtë.
“Kam jetuar atje për një vit e gjysmë si fëmijë dhe kam qenë i dashuruar me klubin që atëherë.
Mbetet për t’u parë nëse i kam cilësitë. Në çdo rast do të bëj gjithçka që mundem” – tha ai.
(J.S/)