Firma me Anglinë, Tuchel: Privilegj të drejtoj këtë kombëtare, jam krenar
51-vjeçari gjerman Thomas Tuchel firmosi me Anglinë një kontratë për 18 muaj, duke u shndërruar në trajnerin e 3-të që nuk është britanik, pas Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capello. Pas firmës, tekniku Tuchel, u shpreh i lumtur.
“Jam shumë krenar që kam nderin të drejtoj kombëtaren e Anglisë. Unë kam ndjerë gjithmonë një lidhje personale me sportin në këtë vend dhe tashmë duket se do të më japë momente të pabesueshme.
Të kesh mundësinë për të përfaqësuar Anglinë është një privilegj i madh dhe mundësia për të punuar me këtë grup lojtarësh të veçantë dhe të talentuar është vërtet emocionuese” – tha Tuchel.
(J.S/)