Sun, Nov 24, 2024

Kthesa e madhe nga Donald Trump, kandidati republikan udhëheq “frikshëm” garën në sondazhe përballë Kamala Harris

  • PublishedOctober 16, 2024

Teksa na ndajnë dhe 20 ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhe të shumta tregojnë rezultate të ndryshme sa i përket garës mes Kamala Harris dhe Donald Trump.

Sondazhi i nisur nga “Polymarket”, kompania më e madhe sa i përket parashikimeve në botë, tregon një kthesë të madhe nga ana e kandidatit republikan ndaj zv. presidentes.

Deri më tani, Trump numëron 58.1% të votave kundër 41.4% të Harris, duke udhëhequr në mënyrë të frikshme sondazhin.

Nga ana tjetër, në garën për senatin, republikanët udhëheqin me 79% vota, kundrejt 21% të demokratëve.

Në javët e fundit, Harris ka udhëhequr pjesën më të madhe të sondazheve, me gjërat që kanë ndryshuar ditët e fundit, kur Trump ka marrë një rritje të madhe në këtë garë.



AlbaniaWeb.net