Milan, përmirësohet situata për disa lojtarë, qetësohet Fonseca
Milani po përgatitet që të përballet me Udinesen të shtunën në orën 18:00, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.
Trajneri Fonseca në stërvitjen e sotme ka patur në dispozicion një pjesë të grupit, në pritje të rikthimit të të gjithë lojtarëveve që kanë qenë të impenjuar me kombëtaren.
Siç raporton MilanNews.it, Samuel Chukwueze u stërvit me pjesën tjetër të grupit dhe tashmë duket se gjërat për të po shkojnë më mirë. Ruben Loftus-Cheek kreu punë të personalizuar, por mund të kthehet në ekip nga nesër.
(J.S/)